Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të Emiljano Gjoni 15 vjeç në Shkodër.

Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugë nga një kalimtar që i dha ndihmën e parë, por ndërroi jetë në spital.

Mësohet se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, policia ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin vrasës.

Efektivët janë duke bërë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërme të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.

Shkaku mendohet për motive të dobëta. Po kryhen kontrolle në banesën e autorit të krimit dhe të të afërmve të tij. Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta.