Afroamerikani që u qëllua disa herë nga policët në Kenosha të Uiskonsinit, ka gjasa të mos mund të ecë më pasi është paralizuar, tha avokati i familjes.
Duke folur përkrah familjarëve të tjerë të tij, Ben Crump, tha se 29-vjeçari Jacob Blake, i ishte nënshtruar operacionit pasi u qëllua mbrëmjen e të dielës.
“Ata qëlluan djalin tim shtatë herë, sikur ai të ishte një asgjë. Por djali im është dikush. Ai është një qenie njerëzore dhe ka rëndësi”, tha babai i Blake.
Gjendja e emergjencës është shpallur në Uiskonsin pasi protestat shpërthyen të dielën, me demonstruesit që shkatërruan rreth 30 biznese dhe u vunë flakën ndërtesave.
Guvernatori i Uiskonsin, Tony Edwards, tha se 250 pjesëtarë të rojës kombëtare do të ishin ndërkohë aktivë në Kenosha. Një tjetër avokat i familjes Blake, ka bërë të ditur ndërkohë se do të paraqesë një padi civile kundër departamentit të policisë në lidhje me plagosjen.