Një e moshuar, rreth 80 vjeçe, është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve, blutë e qarkut ishin njoftuar nga fqinjët, se e moshuara mund të kishte ndërruar jetë, pasi nuk ishte parë së fundmi të dilte nga banesa e saj në lagjen nr.4, ku jetonte e vetme.
Ishin forcat zjarrfikëse, që hynë nga dritarja e apartamentit të të moshuarës dhe e nxorrën këtë të fundit prej aty, për ta transportuar mandej me autoambulancë në spital.





