Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak më parë tek Ura e Dajlanit, ku u gjet pa jetë një person.
Fillimisht u raportua për një aksident, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është hedhur nga një automjet në lëvizje dhe policia po heton për vrasje.
Personi ka shenja dhune në trup, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.





