Ditën e sotme u përhap kudo lajmi se artistja e njohur shqiptare Artjola Toska, është në pritje të ëmbël.
Lajmi i cili u publikua fillimisht nga faqja “VipZone”, e më pas u përhap kudo, ishte i rremë.
Artjola ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ku përgënjeshtron lajmin, duke u shprehur se “është bërë vetëm për të fituar më shumë klikime”.
“Ju falenderoj me gjithë zemër por fatkeqësisht është lajm i pavërtetë që bëhet për klikime. Gjithësesi faleminderit për fjalët e mira”– shkruan Artjola.
Kujtojmë se artistja nuk është bërë ende nënë, ndaj komentet në rrjet ishin tejet pozitive, por më kot, pasi lajmi rezultoi i pavërtetë.