Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti 61-vjeçar i cili u raportua si viktima e pestë nga koronavirusi kishte pësuar vdekje klinike.

Ministria thotë se mjekët bënë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë, por gjendja mbetet tepër e rëndë!

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”

Më herët, ministria bëri me dije se 61-vjeçari nga Tirana, kishte sëmundje bashkëshoqëruese.