Dita e djeshme ishte një ditë zie për muzikën italiane për shkak të ndarjes nga jeta të artistit të madh Toto Cutugno.
Këngëtari ka lënë pas një karrierë me sukses të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një nga zërat më të bukur e të veçantë; por mbi të gjitha, do të kujtohet ndër vite e breza si “Italiani i vërtetë”, për shkak të hitit të tij “L’italiano”.
Në fakt, kjo këngë ishte e shkruar paraprakisht për Adriano Celentanon.
Por Celentano nuk donte ta këndonte. Arsyeja? “Unë, – tha Adriano, – nuk kam nevojë të bërtas ‘jam italian i vërtetë’, se njerëzit e dinë që jam i tillë,” i tha ai Cutugno-s.
“Më duhet të them që kjo këngë ka lindur në Kanada. Ne po hanim me djemtë pasi kishim mbaruar koncertin dhe një moment thashë: ‘më jep kitarën’. Bëra një minor, “Më lër të këndoj…”. Pastaj mora një copë letre hodha disa nota. Më pas shkova në Milano te Popy Minellono që shkroi këtë kryevepër,” ka rrëfyer vetë Toto Cutugno.