Kiara është shfaqur shumë ndryshe në publik, pas rikthimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer publikut të cilët e kanë komntuar negativisht.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka qenë ditën e sotme babai i moderatores, Arben Tito, i cili deklaroi se është shumë i prekur nga komentet që i vinë për vajzën e tij. Ai ka deklaruar po ashtu se nuk është dakord me komentet e opinionistëve, të ciëlt sipas tij e paragjykojnë Kiarën.

“Unë jam prind, jam shumë i prekur për shumë gjëra. Kiara është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Aty u dha një pjesë e videos dhe askush nuk mund ta kuptonte se çfarë ishte thënë. Jam i lumtur që ato u pajtuan. Dhe kur fola me Kiarën i thashë merre Efin ne telefon po tha e mora folëm. Prandaj unë nuk e kuptoj pse u bë kjo situatë kshtu, pse degjeneroi.

Jam prekur sepse janë dhe komentet. Këtij formati duhet t’i ndryshojnë emrin, ta quajnë ‘Lufta Civile’, jo ‘Big Brother’. Populli ka të drejtën e vet se kanë telefonat, e paguajnë vetë dhe mund të flasin, të shajnë. Por sipas meje prirjet e popullit i vendos dikush tjetër. Janë njerëz që po bëjnë gjykatësin, ose më saktë paragjykojnëe veprimet e të tjerëve. Unë e kam me opinionistët.

Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë.

Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte.” – tha Arben Tito.