Ben Affleck ka folur për herë të parë publikisht për të dashurën e tij, Jennifer Lopez, që pas rindezjes së romancës së tyre pas gati 17 vite ndarje.
“Jam I mahnitur nga efekti që ajo ka në botë”, tha fituesi i Oskar.
“Unë si artist, më së shumti, mund të bëj filma që ndikojnë tek disa njerëz. Kurse Jennifer ka frymëzuar një grup të madh njerëzish që të ndjejnë se I përkasin këtij vendi. Ky është një efekt që pak njerëz e kanë pasur përgjatë historisë, disa prej tyre s’do I njoh kurrë dhe një prej tyre e kam në krah dhe do e admiroj me respekt.”
Aktori vazhdoi të lavdërojë partneren e tij, për faktin se është një “model” për femrat me ngjyrë në idustrinë e argetimit.
“Gjithçka që mund t’ju them është se e kam parë drejtpërdrejt ndryshimin që sjell përfaqësimi i tyre sepse kam parë, pa pushim, gra me ngjyrë i afrohen Jennifer dhe i tregojnë se cfarë shembulli jep si grua e fortë dhe si një grua që arrin sukses dhe kërkon pjesën që i takon me të drejtë në botën e biznesit”- përfundoi Ben Affleck.