Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë.

Burime bëjnë me dije se një 68 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në fshatin Pulahë.

Si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua në oborr, 68 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave, ndërsa trupi i viktimës po ccohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore.