Një vajzë 4-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi është rrëzuar në hapësirën mes shkallëve elektrike në një qendër tregtare në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15 minuta.
Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
‘Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’, njofton policia.