Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një e moshuar është rrëzuar nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Për pasojë 84-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 04.01.2026, dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të banesës së saj shtetasja S. D., 84 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ndërroi jetë në spital, për shkak të dëmtimeve të marra.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.