Ka ndërruar jetë 26-vjeçari që u rrëzua nga era ditën e djeshme, pasi ishte duke montuar një panle diellor.
Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin. Majkëll Vrapi u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Ai ju nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.





