Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë këtë pasdite, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë së saj.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.





