Humb jetën një 15-vjeçar pasi ra nga një vend i thepisur,
Policia njofton se në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





