Një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Kuçovë mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tapi, ku shtetasi N. T., 62 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rënë nga shkallët e banesës së tij. Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.