I humbur prej më shumë se një jave, policia e Dibrës ka gjetur të vdekur një 85-vjeçar që ishte denononcuar si i larguarnga shtëpia, nga ana e familjarëve të tij.

I moshuari me iniciale N.Gj. u gjet pa shenja jete pranë një përroi, tetë ditë pasi kishte dalë të kulloste bagëtitë.

Policia informon se “Më datë 19.06.2018, Policia e Komisariatit Mat, është njoftuar nga familjarët e shtetasit N.Gj, rreth 85 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat, se ky shtetas ka dalë nga shtëpia me bagëti për në mal dhe nuk është kthyer në banesë.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe në bashkëpunim me familjarët prej një jave vijuan  kërkimet për gjetjen e tij.

Rreth orës 16:10, datë 27.06.2018, në fshatin Fushë-Mollë pranë një përroi, u gjet pa shenja jete shtetasi N.Gj.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë rrëzuar nga një shkëmb dhe si pasojë ka humbur jetën”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat si “ngjarje aksidentale”.