Elektricisti që u rrëzua nga shtylla gjatë punës në fshatin Kovashicë ka ndërruar jetë në spital.

Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Fillimisht u raportua se ishte thjesht i plagosur, por më pas polica njoftoi vdekjen.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.