Një 12-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Traumës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Korçë ndërsa i mituri ka qenë duke duke luajtur me biçikletë, kur aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

Aktualisht mësohet se 12-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.