Sapo ka zbritur nga trageti i linjës në Portin e Durrësit, një i moshuar është sëmurë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.
Burimet zyrtare informojnë se ngjarja ka ndodhur më datë 09.08.2018 në Portin Detar, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Z. S., vjeç 80, banues në Çermë, Lushnjë.
Mësohet se 80-vjeçari sapo ka zbritur nga trageti linjës, ka patur probleme shëndetësore dhe gjatë rrugës me ambulancë për në spital ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.





