Ditën e sotme, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se babai i saj ka kaluar Covid-19.

Ndërsa poston një video në InstaStory, Arbana ka zbuluar se po takohet me të pas 3 javësh, pasi i ati ka qenë i izoluar për shkak të infektimit.

“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë, (qesh)”, shprehet moderatorja në video, ndërsa krahas saj shkruan:

“Takim me Demon pas 3 javësh.”

Kujtojmë që më 19 tetor 2020, Arbana solli në jetë djalin e saj të dytë, Diellin, i cili me siguri sot është takuar për herë të parë me gjyshin e tij, tashmë të shëruar e me shëndet të plotë.