Kryeministri Boris Jonson është rikthyer sot në punë pas një mungese 3-javove për shkak të infektimit me koronavirus. Ditën e sotme ai ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas shërimit nga koronavirusi.

“Koronavirusi është një agresor i papritur dhe i padukshëm në sulmin e tij fizik, siç mund t’ju them nga përvoja ime personale”, ka thënë për kombit të tij nga Downing Street.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se edhe pse britanikët kanë filluar “të rrëzojnë” virusin duke respektuar rregullat e “bllokimit”, nevojitet shumë kujdes pasi një fazë e dytë do të ishte një katastrofë si në njerëz dhe në ekonomi.

Gjatë kohës që Johnson ka qenë në spital, është zëvendësuar nga ministri i Jashtëm Dominic Raab. Kreu i qeverisë britanike u trajtua në spitalin St Thomas në jug të Londrës.

Johnson ka dalë pozitiv në testin e Covid-19 më datë 27 mars, por vazhdoi të punojë, edhe ndërsa ishte në izolim. Më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në spital.

Ai qëndroi 3 net në terapi intensive por fatmirësisht u shërua dhe më 12 prill la spitalin.