Pep Guardiola ngriti shumë pikëpyetje me paraqitjen e tij përpara mendiave pas përfundimit të ndeshjes kundër Fejnordit. Vëmendja këtë herë nuk përqendrua te fjalët, por te pamja e tij. Kreu i pankinës së Mançestër Sitit u shfaq me shenja gërvishtjeje në hundë dhe në kokë, duke shkatuar çudi te opinioni sportiv. Sigurisht që një pyetje në lidhje me këtë çështje nuk mund t’i shpëtonte në konferencën për shtyp. Përgjigja e Guardiolës i ishte e shkurtër dhe u shoqëruar me një buzëqeshje.
“I kam bërë me gishtat e mi. Me thonj. Dua të lëndoj veten”, – ka sqaruar shkurtimisht Pep Guardiola, i cili më pas u ngrit dhe u largua menjëherë nga salla e konferencave. Kujtojmë se Mançester Siti po kalon një periudhë mjaft të vështirë, pasi për të gjashtën herë radhazi nuk ka mundur të dalë me tre pikë nga fusha. Me sa duket, egoja e Guardiolës nuk e gëlltit dot lehtë humbjen, duke kaluar deri në lëndimin e vetes.