Manchester City barazoi në mënyrë befasuese 3-3 përballë Feyenoord, duke shënuar tre gola pas minutës së 75 të ndeshjes. Por, rezultati kaloi në plan të dytë pasi Guardiola u shfaq në konferencën për shtyp me shenja të dukshme në fytyrë, të cilat tha se i kishte bërë vetë: “Më pëlqen të dëmtoj veten”.

Së fundmi ka reaguar sërish, pikërisht në rrjetin social “X” duke thënë se përgjigjia e tij nuk kishte për synim të nxirrte në pah dëmtimin e vetes, pasi gjithçka ishte aksidentale.

“Më kapën mat me një pyetje në fund të konferencës, për një gërvishtje që ishte shfaqur në fytyrë, dhe i shpjegova që një thua i mprehtë e kishte shkaktuar këtë aksidentalisht. Përgjigjia ime nuk kishte si synim të nxirrte në dritë një çështje për dëmtimin e vetes. E di se shumë persona luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe dua të nxjerr në pah një nga mënyrat që njerëzit të kërkojnë ndihmë duke telefonuar në linjën e Samaritans ose me numrat në dispozicion”, shkruan Guardiola.