Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Alma Kaçi, gruaja që shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia në Gjykatë. Ajo është shfaqur me kapele, syze dhe çantë, të cilën e mban para fytyrës për t’i shpëtuar kamerave të medias.

Ajo dhe Safet Gjici në seancën gjyqësore që do të mbahet në orën 13:00 do të njihen me masën e sigurisë.