Gjatë konferencës në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, Pirro Vengu shprehu kënaqësinë që të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi u shkarkua nga ky post nga Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë.
Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, në tërësinë e këtij komponenti të porositur prej vitesh dhe është pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-të.
Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike”, u shpreh ai ndër të tjera.





