Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka marrë një post të rëndësishëm në kabinetin e Qeverisë “Rama 3”.

Mësohet se ai është emëruar sot zv.ministër i Infrastrukturës, në ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Ky njoftim u bë nga ministrja Balluku e cila doli në një konferencë për mediat lidhur me vendimet e marra.