Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tha se nesër kur pritet masa e sigurisë për ish-deputetin Klevis Balliun, qeveria do marrë përgjigjen e merituar.

Sipas Strazimirit, si arrestimi ashtu edhe vendimi i gjykatës për ish-deputetin Balliu, i arrestuar një ditë më parë, do të jetë politik.

“Qeveria do marrë përgjigjen e merituar, kanë shkelur vijën e kuqe. Balliu u arrestua për motive të pastra politike, ashtu do jetë edhe vendimi për të. Do marrim masat e duhura për këtë qeveri që shkakton të tilla skandale. Çfarëdo që të ndodhë nesër vendimi do jetë politik, do jemi atje me shumë qytetarë. Do mbështesim Balliun, do ju japim përgjigjen që meritojnë”,- tha ai.