Aktori Wentworth Miller ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se është diagnostikuar me autizëm një vit më parë.

Teksa postoi një katror të bardhë bosh në vend të një fotoje personale, ylli i “Prison Break” shkruan:

“Është diçka që nuk do të doja ta ndryshoja. Të qenurit autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka kam arritur/artikuluar. Kjo vjeshtë shënon 1-vjetorin tim të diagnostikimin me autizëm. I paraprirë nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo një 5-vjeçar. Të njohurit me diagnozën është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë. Nuk di shumë për autizmin. Tani për tani është detyra ime të provoj të kuptuarit tim, duke rishqyrtuar 5 vitet e fundit nga një perspektivë tjetër.”