BULQIZE– Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës, sot në Bulqizë, duke u vetëvarur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së fshatit Omezh, në komunën Shupenzë të Bulqizës. 

Burime konfidenciale konfirmojnë se pak orë përpara ngjarjes i riu ishte shoqëruar në polici, nën akuzën e vjedhjes së dy pulave në fshat. Dy orë pasi është liruar nga komisariati, në gjendje të rëndë psikologjike, 22-vjeçari Drilon Dema është vetëvarur në një pemë. Ai u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastit. 

Ndërkohë shefi i komisariatit të Bulqizës, Arif Pergjegja mohoi ngjarjen, madje kërcënoi gazetarin e “News 24” pasi ky i fundit e transmetoi lajmin në televizion.