Reagon Avokat Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit duke përgënjeshtruar lajmin e dhënë me herët, për sa i përket shoqërimit në polici.
Sipas avokatit, ai është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lirë.
“Dua te theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person te përfshirë ne këtë atentat.
E përgënjeshtroj lajmin me qellim mos përbaltjen e emrit të klientit tim”, ka thënë avokati.