Pak kohë pasi u shoqërua nga policia, pasi nuk mbante maskë dhe kundërshtoi efektivët e policisë, ka reaguar ish-deputeti Kastriot Islami.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se gjykon se ishte Edi Rama që e ka ndaluar dhe izoluar për 1 orë e gjysmë në ambientet e komisariatit.

“Jam në shtëpi…! Si çdo ditë, po bëja ecjen e përditshme me veshje sportive nga parku i Tiranës në drejtim të shtëpisë… Gjykoj se ishte Edi Rama që më ndaloi dhe forcërisht, më izoloi në komisariat për rreth 1 orë e 30 minuta… Sepse ju prezantova që jam Kastriot Islami dhe përsëri përdorën forcën ndaj një profesori dhe një figure publike… ! Më shumë ndoshta do të sqaroj në vijim… Falenderoj të gjithë ata miq që më mbështetën me telefonata dhe mesazhe.”