Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia u shpall fitues, duke marrë më shumë vota se dy rivalët e tij të PS dhe PD.

Në deklaratën e parë të dhënë për mediat, Spahia tha se sot ishte dita ku do të niste ndryshimi dhe theksoi se do të ishte kryebashkiaku i të gjithëve përfshirë edhe i atyre personave që nuk e votuan.

Ai gjithashtu bëri thirrje për demokratët të cilët sipas tij kishin humbur rrugën duke u thënë se dera ishte e hapur për ata.

“Dua të falënderoj nga zemra stafin e shtabit tonë elektoral, por edhe këtë rini të jashtëzakonshme, që i dhanë frymë tjetër kësaj gare elektorale. Me falënderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë tonë, ju garantoj se nga nesër do të jem kryebashkiaku i Shkodrës. Një thirrje kam edhe për ata që nuk më votuan, për ata demokratë që për pak humbën rrugët, dera do të jetë e hapur për të gjithë demokratet e vërtetë. E para do të komunikoj sic duhet me qytetarët e mia dhe do ti japim zgjidhje të gjithë problematikave. Sot jemi për të vlerësuar forcën e ndryshimit. Sot vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra sot është fituese”, tha Spahia.