Një 14- vjeçar është gjetur i mbytur pasi ishte shpallur i humbur.

Valentin Çarkaj kishte humbur prej 4 ditësh dhe familja e tij nuk kishte asnjë informacion, ata kishin informacionin e vetëm që ishte nisur për t’u larë me një shok të tij.

Pas 4 ditësh kërkimesh, 14-vjeçari është gjetur sot i pajetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur duke u larë në lumin Kir. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.