Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në kampionatin europian që u mbajt në Mynih të Gjermanisë. 

Në lidhje me këtë ngjarje historike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar  se ditën e martë në orën 10:00 do të mbahet një ceremoni në nder të Luiza Gegës. Ai fton të gjithë njerëzit që kanë mundësi të marrin pjesë në ceremoninë e nësërme.

SHIHEMI NESËR në 10.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë”, shkruan Veliaj.