Maxime Soulas i Sønderjyske nuk duhet të shqetësohet nëse do t’i mbarojnë patatet për një farë kohe, pasi mbrojtësi francez u largua nga fitorja e tyre e fundit 3-2 me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” që shpërblehej me 55 kg patate, falë sponsorëve të ndeshjes.Sønderjyske mposhti Nordsjælland me rezultatin 3-2 falë golit të fitores në minutën e 90+4 nga Mohamed Cherif, i cili zhvlerësoi golin e barazimit të miqve në minutën e 90-të.Ishte mbrojtësi francez Maxime Soulas që hapi serinë e golave për Sønderjyske, kur shënoi në minutën e 10-të dhe me një performancë tërheqëse për pjesën tjetër të ndeshjes, ai fitoi edhe çmimin e lakmuar të ‘Lojtarit të Ndeshjes’ në fund të duelit. Për këtë arritje, Soulas siguroi një karrocë me patate, 55 kg për të qenë të saktë. Ky është futbolli nordik; pak ndryshe, pak i çmendur… por plot shpirt.
U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, klubi i Superligës daneze e shpërblen me 55 kilogramë patate
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 1 mars 2026
VIDEO/ Komanda Qendrore e SHBA publikon pamje nga sulmet ndaj Iranit: Goditje e fuqishme dhe e pamëshirshme
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë
Dobi i zhgënjyer: Rezultati nuk ishte i drejtë, Flamurtari nuk na rrezikoi në asnjë moment





