Reperi i njohur, Noizy është aktualisht i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet kanë lëshuar një fletarrest ndaj tij, pasi reperi nuk është paraqitur në stacionin policor, pas një thirrjeje për intervistë lidhur me një incident të ndodhur në një diskotekë në Pejë.

Noizy ka bërë një reagim të rëndësishëm përmes Instagramit pas zhvillimeve të fundit.

“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

Reagimi i Noizyt duket të jetë një tentativë për të sqaruar situatën dhe për të shmangur akuzat e mundshme për gënjeshtra, të cilat janë ngritur nga publikimi i një ngjarjeje në diskotekën “Venom” në Prishtinë.