Ardian Doçaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi pasurinë Ardian Doçajt. Po ashtu ai ishte një nga tre shkodranët e shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, bashkë me Aldo Majnishtën, 26 vjeç dhe Artan Doçajn, 36 vjeç.

Ditën e martë, OFL zbarkoi në qytetin verilindor, ku pikërisht 32- vjeçarit i janë sekuestruar një banesë dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, dhe tre automjete.