Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Berisha ka ngritur padi ndaj Blinken, pasi u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA.

Lideri historik po ashtu i ka bërë thirrje Blinken që të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për të.

“Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken të dërgoje në gjykatën e Parisit çdo provë fakt dokument që ka për Sali Berishën. Ju garantoj se ka zero, zero, zero. Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them rroftë Drejtësia.