Ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit të DASH për shpalljen e tij të padëshirueshëm nga SHBA-të do të dalë sot në një deklaratë për mediat.
Konferenca është konfirmuar nga burime zyrtare dhe do të mbahet në orën 18:00 në Hotel Rogner.
Në një reagim të bërë dje në rrjetet sociale, menjëherë pas lajmit të DASH, Berisha kërkoi prova që e implikonin atë në korrupsion, siç pretendohej në deklaratë.
Berisha e lidhi indirekt këtë vendim të DASH me qëndrimet e tij tashmë të ditura kundër multimiliarderit George Soros, dhe projektit për ndryshimin e kufijve në Kosovë.
Ndoshta, ish-kryetari historik i PD do të vendosë sot dhe për mandatin e deputetit që mori në 25 prill, nëse do të shkojë në Kuvend apo jo.





