IRAN, 11 prill 2013 – Shkencëtari i ri iranian Ali Razeghi mori patentën për shpikjen e tij "Makina e Kohës" në Qendrën e inovacioneve strategjike të Iranit.

"Shpikja ime përkatësisht përmasave nuk është më e madhe se një kompjuter dhe mund të parashikojë 5-8 vitet e ardhshme të jetës së përdoruesit. Ajo nuk ju zhvendos në të ardhmen, por sjell të ardhmen tek ju," – thotë Ali Razeghi.

Sipas fjalëve të tij, me ndihmën e shpikjes së tij autoritetet iraniane tani mund të parashikojnë mundësinë e konfliktit ushtarak me vendet e tjera si dhe luhatjet në kurset e këmbimit valutor dhe çmimet e naftës.

Shkencëtari është autor i 179 shpikjeve, ndërsa për zhvillimin e kësaj makine ai ka punuar 10 vitet e fundit.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/