Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat në lidhje me fluturimet, listë e krijuar nga Këshilli i Aeroporteve Ndërkombëtare, ku Shqipëria rendite te para për muajin korrik.
Kryeministri shkruan se ky sukses që po ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, sjell vlera të reja të shtuara për ekonominë e vendit.
Megjithatë Rama nuk le pa “thumbuar” edhe ata që sipas tij flasin kundër këtij suksesi.
Postimi i plotë:
JA TABELA E KËSHILLIT TË Aeroporteve NDËRKOMBËTARE PËR KORRIKIN, ku kryeson sërish SHQIPËRIA me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, që është një pasqyrim shumë i qartë i “zbrazjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.😅
***Është për t’u habitur, por jo aq shumë, që ky sukses që po ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse sjell vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarë mes nesh inatosen dhe nga goja flitet gjithfarë çudirash.🤭
Ka nga ata që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar në Shqipëri këtë vit gjerman, janë të gjithë shqiptarë të shpërngulur nga pushteti i poshtër, që vijnë të shohin njerëzit e tyre!!!..
Por edhe sikur kjo çudi të ishte e vërtetë dhe 4 mijë japonezë, 20 mijë australianë apo 35 mijë kanadezë që kanë zbritur këtë muaj nga avionët në Tiranë, të ishin të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën të parët dhe çfarë i solli këtë vit. ?😍🤷🏻 ♂️