Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një grua 45-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u shty nga kali ndërsa po ecte përgjatë një shtegu. Sipas një raportimi fillestar nga karabinierët e degës së Salo-së, kali papritmas u frikësua, u ngrit mbi këmbët e pasme dhe më pas ra prapa, duke e shtypur gruan.

Mediat italiane shkruajnë se kur mbërritën shërbimet e urgjencës, gruaja kishte pësuar tashmë arrest kardiak. Vullnetarë të Gardës nga shërbimi i urgjencës 118 dhe një ambulancë ajrore iu përgjigjën vendit të ngjarjes, të cilët pasi kryen procedurat e urgjencës, e transportuan gruan e plagosur në Spitalin Civil të Breshias. Gjendja e saj dukej menjëherë jashtëzakonisht e rëndë.