Tërmetet që kanë rënë pak ditë më parë duke lënë pasoja të mëdha në njerëz dhe materiale bën që të shtyhej edhe java e 13-të e Superiores. Disa skuadra e kanë ndërprerë stërvitjen e mes tyre Teuta e Durrësit.

Por kalendari tashmë “ngjishet” pasi java e 13-të ishte planifikuar të luhej këtë fundjavë dhe e 14-ta mesjavën e ardhshme. Por me sa duket shtyrja prek dy javët dhe me shumë gjasa java e 13-të do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Kanë qenë vetë zyrtare të FSHF-së që kanë komunikuar me klubet e ndërsa do të ketë edhe një takim kreu i saj Duka me Ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes duke qenë se u shpall gjendja e jashtëzakonshme.