Partizani dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Dueli mes tyre i vlefshëm për javën e parë të kampionatit u shty për një moment të dytë për shkak të pjesmarrjes së demave në Conference League. FSHF-ja vendosin që këtë ndeshje ta shtyj, teksa tashmë duket se ka vendosur kur do të luhet kjo sfidë.
Kështu Partizani – Teuta do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët më 4 tetor. Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 15:00. Në këtë mënyrë kalendari për dy ekipet do të ngjeshet akoma më shumë.
Kujtojmë se Partizani pas dy sfidave të luajtura deri më tani ka arritur të grumbullojë 4 pikë, ndërsa Teuta në po kaq ndeshje ka siguruar vetëm 1 pikë.