Ditën e sotme do të publikohen përgjigjet e Lotarisë Amerikane për të gjitha shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar.

Ndonëse përgjigjet priteshin të merreshin nga 5 maji, për shkak të pandemisë, dalja e tyre u shty nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri më 6 qershor.

Nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur ose jo.

Saktësisht, linku në të cilin duhet të klikoni është: https://dvprogram.state.gov/