Banorë të shumtë që nuk janë futur në listat e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Durrësit ditën e premte, kanë janë mbledhur përpara bashkisë që herët në mëngjes.
Dhjetëra banorë kërkojnë që t’iu njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta sa i përket banesave të tyre të dëmtuara nga tërmeti.
Të premten Këshilli Bashkiak miratoi listën me 6257 qytetarë të Durrësit që do të përfitojnë grantin e rindërtimit. Ndërsa Bashkia njoftoi se të gjithë ata persona që nuk u kualifikuan për të përfituar grantin për rikonstruksion, kanë të drejtë të bëjnë ankimimin brenda 7 ditëve.
“Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar, pasi të informohen me problematikat respektive që janë shënuar në listë, kanë të drejtë të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit brenda një afati prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të këshillit bashkiak”.
Por një pjesë e këtyre banorëve që janë skualifikuar nga lista e përfituesve, ndodhen sot përpara bashkisë në pritje për të bërë ankimimin.





