Këngëtarja me famë botërore, Beyonce u shfaq në ditëlindjen e P Diddy-t e veshur nga dy stiliste shqiptare.

Ajo shkëlqente krah bashkëshortit, Jay Z, me fustanin e zi, të çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust të punuar me gurë, i cili shitet për plot 6000 euro.

Dy stilistët Kujta dhe Meri kanë treguar për “Klan Kosovën”, se si arritën të stilonin fustanin e divës së muzikës. Ata janë kontaktuan nga stafi i Beyonces dhe kanë punouar tre ditë pa pushim për të realizuar veshjen. 

“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej”, është shprehur Kujta.