Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksanthi të Greqisë, ku një grua 75-vjeçarje është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati.
Mediat greke kanë bërë të ditur se e moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë.
75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe është dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.