Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi publikisht se e ka falur sulmuesin e tij, Gert Shehu, të cilin e quajti kamikaz pa eksploziv.

Berisha pohoi se pas këtij sulmi fshihet Rama.

“Siç e dini unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështjes. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.

Nuk e akuzoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten dhe asgjë më shumë.

Nuk e akuzoj Edi Ramën për faktin se policia nuk mbrojti protestën. E akuzoj sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

Është përdorur për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë”, tha Berisha.